Flash News

KRYESORE

“Lleshaj”/ Juristi i njohur: Vetëm për një dekret premtohet Gjykata Kushtetuese, çfarë legenllëku!

“Lleshaj”/ Juristi i njohur: Vetëm për një dekret

Ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh juristi i njohur Ylli Manjani ka komentuar sërish qëndrimin e qeverisë për të dekretuar me çdo kusht Sandër Lleshajn në krye të Ministrisë së Brendshme.

Manjani thotë se për të të drejta themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë nuk përbënte shqetësim mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, deri në momentin e përplasjes me presidentin Ilir Meta, pas mosdekretimit të Sandër Lleshajt, aktualisht në postin e zv.ministrit të Brendshëm, të cilit Rama i ka dhënë atributet e ministrit.

Reagimi:

Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;

Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;

Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;

Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.

Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!

Të fundit