Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Kemi pak policë; ose të shtojmë numrin ose forcave të ushtrisë t’i japim një mision policor

Lleshaj: Kemi pak policë; ose të shtojmë numrin ose forcave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shprehet se Shqipëria ka mungesa sa i takon numrit të efektivëve të policisë. Në këto kushte, nënvizoi ministri i Brendshëm, zgjidhje është që të shtohet numri i efektivëve, dhe për këtë nevojiten afro 3 mijë punonjës, ose një pjesë e ushtrisë të mund të ushtrojë edhe funksione policore.

Në emisionin ‘Top Story’, Lleshaj e cilësoi këtë si një zgjidhe për të pasur më tepër rend, qetësi dhe kontroll të territorit.

“Ose ne të shtojmë forcat e policisë për të arritur në të njëjtin nivel policie për frymë me vende të rajonit. Për këtë duhen 2-3 mijë punonjës policie.

Ose që një pjesë e ushtrisë që është e përgatitur, t’i japim dhe një mision policor. Këta djem që i përdorim në Afganistan, kur i kemi këtu, t’i japim një kapelë tjetër”, tha Lleshaj.

“Nëse duam më tepër rend, qetësi, kontroll të territorit nga duhen më shumë forca”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Të fundit