Flash News

KRYESORE

Lleshaj kërkon shkarkimin e Zef Hilës, Rama ‘kërcënon’ kryebashkiakët e opozitës: Lexoni Kodin Penal

Lleshaj kërkon shkarkimin e Zef Hilës, Rama

Pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për shkarkimin e kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmë në KZAZ-në nr 6 në Bushat të Vaut të Dejës, vjen edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një status në twitter, Rama paralajmëron të gjithë kryebashkiakët e opozitës se do të kthehen në të pandehur.

“Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV”, shkruan Rama.

Të fundit