Flash News

KRYESORE

Lleshaj 'mburret' me uljen e kurbës së aksidenteve; 'masakrohet' nga ndjekësit: O qyp, vetëm po të përplaseshin tanket që luftonit Covid-in

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka bërë publike ditën e sotme të dhënat statistikore për numrin e aksidenteve në 7 muajt e parë të këtij viti. Teksa i krahason këto të dhëna me ato të të njëjtës perjudhë në 2019, Lleshaj evidenton rënien e madhe të vdekshmërive në aksidente.

Madje aq i lumtur është me ‘arritjet’ saqë tregon se objektivi i tij është ulja e numrit të aksidenteve, deri në zerimin e jetëve të humbura deri në 2050.

Nuk është gjë e keqe të lëvdohesh me arritjet e dikasterit që ti drejton, por me këtë synim- që për një mendje të kthjellët do të ishte më shumë utopi- tentativa e dështuar e Ministrit për ta servirur si arritje përbën një autogol spektakolar.

Duket se Lleshaj ka harruar faktin se për më shumë se 3 muaj vendi ishte në karantinë, dhe lëvizja e mjeteve ishte kufizuar ndjeshëm, për t’mos thënë e ndaluar për një perjudhë kohe.

E këto detaje, të cilat ministrit tonë të Brendshëm i kanë dalë ‘padashur’ nga mendja, janë kujdesur t’ia tregojnë gjithë delikatesë ndjekësit e tij të rrjeteve sociale.

“- O qyp , vetëm po të aksidentoheshin ato tanket që luftonit Covid-in, se 3 muaj s’pati makina nëpër rrugë … Je Ministër në Shqipëri, e di këtë ?! Ç’është kjo ‘’sinjifikativ’’ ?! Te fjalori i syve që të pëlcasin e ke lexuar ?! I mbaruan fjalët gjuhës shqipe o kapterr Gazi ?!”, shkruan njëri prej tyre.

Një pjesë e mirë e komenteve kritike janë fshirë nga ministri Lleshaj ose menaxhuesit e rrjeteve të tij sociale.

Postimi i plotë i Lleshajt:

2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.

Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet  dhe rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

Në vjeshtē 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Lleshaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Të fundit