Flash News

KRYESORE

Lleshaj për radhët kilometrike në Kakavijë: Qytetarët të informohen para se të udhëtojnë!

Lleshaj për radhët kilometrike në Kakavijë: Qytetarët

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon duke sqaruar se procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata.

Lleshaj u bën edhe thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata.

“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, reagoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

https://politiko.al/situate-kaotike-ne-kakavije-udhetaret-3-dite-ne-temperatura-te-larta-dhe-radhe-kilometrike-apel-autoriteteve-e-turpshme-te-merren-masa/

Të fundit