Flash News

KRYESORE

Lleshaj përgënjeshtron zhvendosjen e votuesve të opozitës nga Qendrat e Votimit: S'ka asnjë lloj ndryshimi! Mediat të distancohen nga lajmet e rreme

Lleshaj përgënjeshtron zhvendosjen e votuesve të opozitës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgënjeshtruar akuzat se qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga Qendra e Votimit pa dijeninë e tyre, pak para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një deklarate për mediat, Lleshaj është shprehur se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi arbitrar të qendrave të votimit për qytetarët. 

Po ashtu, ministri ftoi “mediat dhe aktorët e tjerë publikë apo politikë që të distancohen nga tentativat për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve.”

“Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët. Asnjë! Dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim arbitrar të qendrave të votimit. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve do të publikohet pas disa ditësh, saktësisht më datën 5 tetor 2020, dhe të gjithë do kenë mundësinë tëverifikojnë këtë të vërtetë të thjeshtë...

Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave NUK prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qytetarët do të vijojnë të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme. Sa i përket lajmeve të rreme, me duhet të them se organet përgjegjëse do të thellohen në verifikimet dhe hetimet përkatëse, me qëllim që të parandalohen apo goditen ligjërisht të gjitha përpjekjet e paligjshme për të krijuar konfuzion, për të intimiduar apo për të ndikuar në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ftoj me ketë rast mediat dhe aktorët e tjerë publikë apo politikë që të distancohen nga tentativat për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve si dhe i inkurajoj ato që të verifikojnë paraprakisht në burime të pakontestueshme, ku përfshihen edhe institucionet përgjegjëse ligjore, informacionet që lidhen me çështje kaq të rëndësishme, ku dezinformimi dëmton dukshëm interesin publik”, deklaroi Lleshaj.

Të fundit