Flash News

KRYESORE

Lleshaj publikon ‘pasojat’ e vendimit të tij: Heqja e policëve tregon se shoferët nuk i njohin rregullat

Lleshaj publikon ‘pasojat’ e vendimit të tij: Heqja e

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me një shkrim ku sqaron se metodat e reja të kontrollit policor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Lleshaj ka bërë thirrje për reflektim, duke kontribuar kështu në minimizimin e gjobave dhe rritjen e sjelljes qytetare.

Postimi i plotë:

Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/2251200258263544/UzpfSTE1MDI0MjA2MDMzNzc2Mzk6MjMzMjQ4ODQ2MDM3MDg0NQ/

Të fundit