Flash News

KRYESORE

Lleshaj replikon me Berishën, ndërhyn Rudina Xhunga: Ministër, thoni njëherë më falni se u përdhunua një fëmijë!

Lleshaj replikon me Berishën, ndërhyn Rudina Xhunga: Ministër,

Gazetarja Rudina Xhunga ka kritikuar qendrimin e ministrit te Brendshëm, Sandër Lleshaj, që deklaroi se neveriste ish-kryeministrin Berisha në lidhje me publikimet dhe akuzat e tij ndaj policisë për rastin e Kavajës.

Pasi lexoi mesazhin e tij në ‘Facebook’, Xhunga iu drejtua Lleshajt duke i thënë se në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodhi në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

Zoti Lleshaj meqë po shkruan në Facebook se të ngacmoi Berisha. Po turp për ju dhe çdo burrë tjetër që vazhdoni me arrogancë të flisni kunder njeri-tjetrit. Thuaj më falni që kjo ngjarje ndodh në vendin ku unë jam ministër rendi. Thoni më falni që u përdhunua nje femije! Thoni njëherë më falni, mjaft duke sulmuar njëri-tjetrin”, kritikoi Xhunga në emisionin e saj, Dritare.

Ngjarja e Kavajës u zbulua nga Berisha, pasi policia kishte refuzuar të pranonte kallëzimin penal të prindërve të 14-vjeçares, dy muaj më parë. Në burg, janë lënë 7 të rinjtë që akuzohen për abuzim seksual me anë të shantazhit, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me të dashurin e saj.

Ngjarja në Kavajë, reagojnë prindërit e djalit në arrati: Do dorëzohet sa të ndjehet më mirë

Komentin e gazetares e gjeni duke filluar nga minuta 3-30:

https://www.youtube.com/watch?v=Tci0jo9uSrU&feature=youtu.be&fbclid=IwAR30tq2cnTudXahnECI59joczyMrFjzINHlMe8eTg7-V3b-cmTeAKL7x5fU

Të fundit