Flash News

KRYESORE

Lleshaj: Shqipëria nuk mund të shtojë kapacitetet sa herë aktivizohen valë refugjatësh

Lleshaj: Shqipëria nuk mund të shtojë kapacitetet sa herë

Vendet e rajonit kanë marrë masa në kufi për të ndaluar hyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nxitur nga disa raportime në media për planet e një lëvizjeje të organizuar të tyre nga Greqia drejt Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe zv.kryeministrit, njëkohësisht ministër i Brendshëm i Çekisë, Jan Hamáček, Lleshaj është pyetur nga gazetarët nëse ka kapacitet Shqipëria për të përballuar një valë të tillë refugjatësh.

"Sigurisht që menaxhimi i flukseve të emigrantëve shqetëson jo vetëm Shqipërinë e rajonin, por dhe Europën në tërësi. Është e vështirë për t’u kontrolluar qoftë dhe nga një vend i vetëm  apo dhe kontinent i tërë. Viti 2015 ishte sfidë e madhe që tronditi shumëçka në Europë, pikërisht prej refugjatëve. Është e vërtetë që ka qarkulluar një raportim në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative.

Ne kemi kapacitetet që kemi, dhe nuk mund të shtojmë kapacitete sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh. Do të marrim masat ashtu sic kemi marrë në të kaluarën për të pasur nën kontroll situatën.   Ne kemi kapacitetet për të bërë pjesën tonë, sigurisht nuk mjafton pjesa jonë. Këtu është një çështje  e madhe që i kalon rajonit, dhe besoj se së bashku me partnerët tanë dhe Frontex, ne do të jemi në gjendje të mbajmë situatën nën kontroll", u shpreh Lleshaj.

 

Të fundit