Flash News

KRYESORE

Lleshaj takon homologun gjerman: Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar homologun e tij gjerman, Horst Seehofer. Përmes një postimi në ‘Twitter’, ministri i Brendshëm shkruan se Gjermania është e angazhuar të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Në Berlin përfundova një takim të shkëlqyer me Ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Horst Seehofer. Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”, shkruan Lleshaj.

Të fundit