Flash News

KRYESORE

Lleshaj urdhër drejtuesve të policisë në Korçë: Mos u merrni me shpërndarës droge, arrestoni kokat e krimit

Lleshaj urdhër drejtuesve të policisë në Korçë:

Janë zbardhur detaje nga fjala e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me drejtuesit e policisë së Korçës.

Lleshaj u ka kërkuar drejtuesve të policisë që të arrestojnë kokat e krimit të organizuar dhe mos të merren me shpërndarësit e drogës.

“Nuk dua të dëgjoj se merreni me shpërndarës droge, dua goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe trafiqeve”, mësohet të jetë shprehur Lleshaj.

Gjithashtu ai ka kërkuar më shumë angazhim dhe bashkëpunim institucional në mbrojtjen e pyjeve të mbetura.

“Bota kujdeset edhe për një pemë, ndërsa ne nuk po mbrojmë pyjet” u mësohet t’u jetë drejtuar Lleshaj drejtuesve të policisë së Korçës.

 

Të fundit