Flash News

KRYESORE

Lleshaj urdhëron ndryshime në Policinë e Shtetit, emëron në poste drejtuese Tonin Vocajn dhe Eduart Merkajn

Lleshaj urdhëron ndryshime në Policinë e Shtetit, emëron

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e nis vitin me dy urdhra emërimi në Policinë e Shtetit.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”, kanë sqaruar për mediat.

Tonin Vocaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Policisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, Eduart Merakj postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA-së, i emëruar prej datës 27.04.2017. Më herët ai ka mbajtur dhe poste si Specialist në sektorin Antikorrupsion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013). Shef Sektori të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPSH(2013-2015), si edhe Shef Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 ).

Të fundit