Flash News

KRYESORE

“Lleshi”/ Kryeministria jep informacion për takimin Rama-Meta: Bashkëbisedimi ishte konstruktiv; do vijojë komunikimi

“Lleshi”/ Kryeministria jep informacion për takimin Rama-Meta:

Zyra e kryeministrit Edi Rama ka bërë një reagim të shkurtër sa i përket takimit të Edi Ramës në Presidencë me Ilir Metën. Kryeministri Rama bisedoi për rreth 90 minuta me presidentin Meta për kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se bashkëbisedimi Rama-Meta ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhet në reagim.

Presidenti Meta nuk u shpreh për kandidaturën e Lleshit, duke vendosur një precedent të ri në Shqipëri. Ai as nuk e miratoi dhe as nuk e rrëzoi kërkesën e Ramës për dekretimin e Sandër Lleshit.

Të fundit