Flash News

KRYESORE

Lleshi në pritje, juristi Gajta: Presidenti nuk mund të firmosë me sy mbyllur

Lleshi në pritje, juristi Gajta: Presidenti nuk mund të firmosë

Juristi Çlirim Gjata është shprehur se ligji e lejon Presidentin të mos bëjë publike arsyet e mos-dekretimit të Lleshit. Gjata pohon se institucioni i presidencës është mjaft i rëndësishëm, kur vjen puna tek verifikimi apo kontrolli i fakteve.

“Presidenti i republikës, ka të drejtë të interpretojë kushtetutrën vetë. Është e drejta e tij si e çdo institucioni apo edhe individi. Secili e interpreton kushtetutën dhe nëse ka përplasje interpretimesh shkohet në gjykaytën kushtetutëse dhe atje merr përgjigje. Zv/ministri nuk ekziston pa ministrin, megjithatë Rama ka thënë se kështu e interpretoj unë kushtetutën. Pra është e drejta e të gjithëve ta bëjnë interpretimin e kushtetutës”, pohoi ai duke shtuar:

Pra dispozita kushtetutese, e përcakton presidentin si një filtër. Presidenti ka të drejtë ta kthejë një herë dekretin dhe herën e dytë nuk e ka këtë të drejtë. Pra është një filtër. Ndërkohë presidenti nuk mund të vendosë firmën me sy mbyllur për çfarëdo që sjell kryeministri. Përndryshe nuk mund të ekzistonte dispozita kushtetuese, pra presidenti si filtër. A ka apo nuk ka argumente, e di presidenti. Por ka diçka, bërja publike e argumenteve është tjetër gjë. Ka shumë gjëra që nuk bëhen publike. Sidoqoftë, nuk mund ta shmangim presidentin si një filtër”, përfundoi juristi Çlirim Gjata.

Të fundit