Flash News

KRYESORE

Llixhat e Peshkopisë me koncesion? Xhaçka anulon vendimin

Llixhat e Peshkopisë me koncesion? Xhaçka anulon vendimin

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë sot në Peshkopi ku ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset.

Xhaçka gjatë takimit dha lajmin se është anuluar Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini për dhënien me koncesion për 5 vjet të llixhave.

“Vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini anulohet. Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë”, tha Xhaçka.

Të fundit