Flash News

KRYESORE

Llogari për 6 muaj punë, cilët janë ministrat me performancën më të dobët në qeverinë “Rama 2”

Llogari për 6 muaj punë, cilët janë ministrat me

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste u paraqit raporti gjashtëmujor i llogaridhënies publike të qeverisë ‘Rama 2’, ku listoheshin arritjet e secilit ministër. Bazuar mbi këtë analizë performance, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri në muajin shtator, duke sinjalizuar largimin e ministrave që sipas tij nuk janë në lartësisë e duhur.

Sipas Shqiptarja.com, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, rezulton me më pak arritje gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit qeverisës. Si arritje të dikasterit që drejtohet nga Bushati, përmenden miratimi i ligjit për pakicat kombëtare, takim me ambasadorët e RSH dhe aktorët e diplomacisë ekonomike, kontributi në axhendën e të drejtave të njeriut etj.

Ndër ministrat me më pak arritje renditet edhe ministria e Kulturës, drejtuar nga Mirela Kumbaro, e cila për këto gjashtë muaj, shënohen si arritje 39 mijë përdorues online në Bibliotekën Kombëtare, ngritja e sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit i dhe vendosja e sistemit të biletarisë online dhe kamera sigurie në 3 muze, 2 parqe kombëtare dhe 2 kala. Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, nën drejtimin e Lindita Nikollës, liston si arritje nismën 3 lënë në 6 orë, hartimin e planeve shkollore me prindër në ditët e hapura në shkollë, ku morën pjesë 60 % e prindërve, programin të bëjnë detyra në shkollë dhe zbatimin e programit në 15 gjimnaze të Tiranës për orët e sigurisë. Ndërkaq, veprimtaria e Ministrisë së Shtetit për Diasporën, gjatë këtij gjashtëmujori ka konsistuar në miratimin e legjislacionit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve.

Ndërkohë, ministrinë me më shumë arritje rendit atë të Brendshme, e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Të fundit