Flash News

KRYESORE

Llogaridhënia publike e qeverisë, Dashamir Shehi: S’ka lidhje as me shtetin, rrëshqitje drejt banalitetit

Llogaridhënia publike e qeverisë, Dashamir Shehi: S’ka lidhje as

Rrëshqitje drejt banalitetit e ka cilësuar deputeti Dashamir Shehi të ashtuquajturën Llogaridhënie publike të qeverisë. Shehi tha se kjo nuk ka lidhje as me shtetin dhe as me demokracinë.

“Nuk është as llogaridhenie, as propagandë. Është rrëshqitje drejt banalitetit. S’ka lidhje as me shtetin, as me demokracinë. U thotë njerëzve bëni mesazh te portali dhe merrni përgjigje për 10 ditë. Cili është ky portal që zëvendëson institucionet e shtetit. Pse duhet t’i drejtohet qytetari portalit? Kjo është tallje dhe është e paligjshme? Është kundër kushtetutës, është antiligjore, çfarë është ky shtet, çfarë janë këto ligje. Hallin nuk do na e zgjidhi i madhi, as portali që ka hapur i madhi”, u shpreh Shehi në emisionin ‘Studio e hapur’.

Të fundit