Flash News

KRYESORE

Llogaritë e PS-së, bashkitë e socialistëve me performancën më të lartë

Llogaritë e PS-së, bashkitë e socialistëve me

Në Asamblenë e sotme Partia Socialiste bëri edhe një renditje të Bashkive sa i takon performancës së tyre. Të dhënat e grupit të punës u bënë të ditura nga Ilir Beqaj.

Ish-Ministri i Shëndetësisë tha se renditja e bashkive, që drejtohen nga socialistët, është bërë nga të dhëna e raportuara nga vetë bashkitë. Bashkive ju është shpërndarë një pyetësor me 28 çështje ndërsa analiza e bërë i referohej të dhënave vetëm për 8 tregues, njoftoi Beqaj.

Nga të dhënat e socialistëve, siç tha Beqaj, Bashkia e Malësisë së Madhe rezulton me perfomrancën më të mirë, e pasuar nga Tirana dhe më pas Librazhi, Durrësi, Vlora, Himara dhe Puka.

“Sipas kësaj analize që bazohet në raportimet e vetë bashkive, midis tetë treguesve më të rëndësishëm, Malësia e Madhe citohet katër herë, Tirana tre herë ndërsa Librazhdi, Durrësi, Vlora, Himara dhe Puka, dy herë”, u shpreh Beqaj.

 

 

Të fundit