Flash News

KRYESORE

"Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt", Çollaku: Sot s’do  bëjmë politikë me përmbytjet, jemi me qytetarët

"Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt",

Situata është kaotike me përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Moti parashikohet të përkeqësohet në orët në vijim. Politikanët e djathtë kanë vendosur që sot të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe jo të bëjnë politikë.

Kryetari i këshilltarëve demokratë të Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku u shpreh se opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve dhe jo të bëjë politikë me përmbytjet.

“Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve”, shprehet Çollaku.

Ai  vëren se ata që po bëjnë politikë me përmbytjet janë kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që në vend që të menaxhojnë situatën për të cilën janë përgjegjës, numërojnë sukseset.

Kryetari i këshilltarëve demokratë u bën thirrje banorëve të Tiranës dhe zonave të tjera të prekura nga përmbytjet, pavarësisht përkatësisë partiake, të përçmojnë cinizmin e qeveritarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë.

 “E keqja duket se nuk ka kaluar. Të ndihmojmë njëri-tjetrin. Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt”, shtoi më tej ai.

Të fundit