Flash News

KRYESORE

Lobimi/ Basha pas dëshmisë në Prokurori: PD nuk ka shkelur ligjin, ka 6 muaj që SHBA e Skocia kanë dhënë përgjigjet

Lobimi/ Basha pas dëshmisë në Prokurori: PD nuk ka shkelur

Kreu i PD, Lulzim Basha flet pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte thirrur lidhur me dosjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për gazetarët, Basha tha se çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse formularët e deklarimit në KQZ janë mbushur apo jo siç duhet dhe se prej më shumë se 6 muajsh kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Skocia që vërtetojnë se as PD e as një drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj, në Shqipëri, SHBA apo Britaninë e Madhe.

“Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacione si persona që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Hetimi, i hapur prej një viti e gjysmë mbi bazë nenit 190 për çështjen e plotësimit të formuluarve të deklarimit në KQZ.

Çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo sic duhet.

Ky është hetimi dhe jo shpifjet për të cilat është investuar qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Skocia që vërtetojnë se as PD e as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, në Shqipëri, SHBA apo Britaninë e Madhe.

I kemi kërkuar, ju nxis dhe ju që t’i kërkoni Prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA”, u shpreh Basha.

I pyetur se kur është njohur me letër-porosinë Basha u përgjigj: Sot jam njohur me letër-porosinë. Edhe një herë, ju nxis t’i kërkoni prokurorisë t’i bëni publiket përgjigjet e ardhura prej 6 muajsh”.

Të fundit