Flash News

KRYESORE

Lobimi në SHBA, Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Bashën dhe dy zyrtarët e PD

Lobimi në SHBA, Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pushuar çështjen për lobim rus ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.  Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila pushoi çështjen me 13 Janar.

Avokati i Bashës, ish-deputeti Eduart Halimi u shpreh për mediet pas seancës  se palët nuk paraqitën asnjë provë.

"Palët u pyetën nëse kishin prova të reja të ndryshme nga ato që ishin depozituar në shkallën e parë. Nuk kishte prova të reja dhe trupi gjykues vendosi të aplikojë nenin 329 pika 7 i cili është dispozitat urdhëruese për ta shqyrtuar çështjen në dhomë këshillimi,"- tha Halimi.

Të fundit