Flash News

KRYESORE

Lobimi në SHBA/ Gjykata pushoi hetimet për Bashën, Balla publikon dokumentet: Fakte për një kallëzim të ri

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish pasi Gjykata e Tiranës pushoi hetimet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanin dhe financierin e Partisë Demokratike Ilir Dervishi, për lobimin me vlerë 675.000 dollarë në SHBA.

Balla ka publikuar disa dokumente që sipas tij, janë fakte që plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri.

“Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumente të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaporte diplomatike DB1159763?

👉dokumenti i parë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?

👉dokumenti i tretë (foto)

https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?

👉dokumenti i katërt (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri!

Të fundit