Flash News

KRYESORE

Lobimi i PD-së, shefi i financave Ilir Dervishi në Prokurori: Kam firmosur vetëm shumën prej 125 mijë dollarësh për kontratat me SHBA

Lobimi i PD-së, shefi i financave Ilir Dervishi në Prokurori: Kam

Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje shefin e financave në Partinë Demokratike Ilir Dervishi, lidhur me akuzat se selia blu është financuar nga Rusia për lobimet me SHBA.

News 24 mëson se Dervishi ka pohuar se ka firmosur vlerën prej 125 mijë dollarësh për kontratat lobuese me SHBA. Ai shton se gjithçka është deklaruar në thesar dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Gjithçka është deklaruar në thesar dhe KQZ dhe është kryer sipas ligjit. Nuk ka asnjë shkelje ligjore”, u shpreh Dervishi para prokurorit Gjergji Tako.

Ndërsa sa i përket kompaninë ruse Biniata Trade, financieri demokrat është shprehur se nuk e njeh, duke refuzuar të flasë.

Të fundit