Flash News

KRYESORE

Lobimi rus, shtyhet gjyqi për Bashën dhe dy zyrtarët e PD për shkak të situatës nga koronavirusi

Lobimi rus, shtyhet gjyqi për Bashën dhe dy zyrtarët e PD

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë seancën për kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanin dhe financierin Ilir Dervishi.

Kjo në kuadër të masave për Covid-19.

Seanca parashikohet të zhvillohet në 9 prill, kur pritet një qetësim i situatës nga koronavirusi, por mund të ketë edhe një shtyrje të dytë. Ndërkohë instutucioni i Gjykatës vazhdon të jetë hapur.

Gjykata shpalli të pafajshëm tre zyrtarët e PD sa i përket cështjes së lobimit rus, për akuzën e falsifikimit të formularëve. Vendimi u apelua nga Prokuroria. Nga ana e tyre zyrtarët e PD pretendojnë se akuzat janë të pa baza.

Të fundit