Flash News

KRYESORE

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”

“Çmimi Kadare” për këtë vit është fituar nga Loer Kume.

Ai është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë ishin: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili rrëmbeu trofeun e madh të “Çmimit Kadare”.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen:Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Të fundit