Flash News

KRYESORE

Loja e Edi Ramës me Astrit Patozin. E konsideron të pastër dhe të pakorruptuar, por edhe ‘të infiltruar’ të Berishës

Loja e Edi Ramës me Astrit Patozin. E konsideron të pastër dhe

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në Kuvend edhe krijimin e Partisë Bindja Demokratike dhe pretendimet se është ai që fshihet pas kësaj lëvizje.

Duke ndjekur rrugën e hapur fillimisht nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Rama deklaroi se Astrit Patozi është shtyrë nga ish-kryeministri Sali Berisha për të krijuar partinë e re. Qëllimi i Ramës është dukshëm për të bërë diversion brenda Partisë Demokratike dhe kjo konfirmohet nga deklarata pasuese, ku Patozin e përshkruan si politikan të pastër dhe të pakorruptuar, ndryshe nga Lulzim Basha, kreu i demokratëve.

“Na doli tani që unë kam formuar ‘Bindjen Demokratike’. Po pse e kam formuar unë ‘BD’ dhe nuk e ka formuar Saliu? Pse? Ma thoni pak! Si e formova unë ‘BD’-në me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu? Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu? Ku ndryshon Patozi nga Saliu, ose më saktë, nga Luli? Në një pikë të vetme. Luli bashkë me Saliun merrnin pjesë në aferat e mëdha të Qeverisë, Astriti vinte këtu dhe i bënte avokatin me duar në xhepa pa qenë asnjëherë në pushtet. Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje, jo unë. Një çun për rrugë, një çun për zgjedhje, pastaj të shohim ku të dali”, u shpreh Rama nga foltorja.

Për të forcuar pretendimin e tij se është Berisha që fshihet pas ‘Bindjes Demokratike’, Rama ngriti pyetjen përse ish-kryeministri nuk e ka sulmuar apo kritikuar Patozin për këtë lëvizje, ndryshe nga sa ka vepruar përgjatë viteve, me të larguarit e tjerë nga PD.

“Astrit Patozi e ka bindje që e kam hequr unë nga lista. Ma ka bërë këtu në Parlament akuzën. Pse faji im ishte që shihja atë që nuk shihte Astriti, që Astritit i kishte ardhur fundi se baba do zgjidhte midis dy çunave. Çunit me duar në xhepa dhe çunit me xhepa plotë. Kur e keni parë një herë Saliun që mos të shajë atë që i bie ndesh? Si ka mundësi që nuk thotë asnjë fjalë për Astrit Patozin? Zgjedhje e lirë thotë. Ou, u bë Saliu demokrat! Zgjedhje e lirë do të thotë ‘Bindje Demokratike’, nuk ka tjetër”, u shpreh Rama.

Të fundit