Flash News

KRYESORE

“Loja e letrave”/ Lubonja mbështet Bashën: Ftesa e Ramës nënkupton “ulu në tryezë të të ha unë”

“Loja e letrave”/ Lubonja mbështet Bashën:  Ftesa e

Analisti Fatos Lubonja i konsideron gjashtë letrat e Edi Ramës për Lulzim Bashën si fasadë, të një qeverie që nuk njeh institucionet dhe të kapur nga mafia e oligarkët. Sipas tij, me lëvizje të tilla, Edi Rama kërkon të eliminoje opozitën. “Këto letra i duhen thjesht për fasadë, për të vënë fasadën e grisur të kësaj krize që ka krijuar, të kapur nga mafia dhe oligarkia ku nuk ekzistojnë institucionet, ku nuk funksionin ekonomia dhe as mediat. Në këto kushte i thotë hajde këtu, ulu në tryezë të të të ha unë. Nuk i thotë eja ulemi për të zgjidhur kriza. Kampioni i krizës është Edi Rama. E vetmja mënyrë e opozitës është jo vetëm të protestojë por të përfaqësojë të pa përfaqësuarit. Gjithçka ndodh e shoh si dialogun e ujkut me delen”, deklaroi ai studion e lajmeve në Neës 24.

Analisti nxit më tej opozitën të vijojë me protestat populore ndërsa shton se nuk dihet ende se per sa kohe nderkombetaret do te qendrojne pasiv ndaj situates. “Nuk duhet të harrojmë se me mbarimin e zgjedhjeve në Europë që morën rrjedhë jo shumë në favor të atyre që mbështesin hyrjen e shpejtë të Shqipërisë në BE, në këtë rast duhet marrë si e panjohur se deri ku do ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën. Këtu ka një luftë nervash dhe një luftë blofesh por kartat më të forta edhe në këtë poker i ka ai që ka pushtetin, Edi Rama. Ky i fundit i do zgjedhjet me opozitën, për shkak të imazhit. E do delen të ulet aty dhe ta hajë. Më mirë nuk duhet hyrë në këto zgjedhje. Të vazhdohet me denoncimet”, shprehet analisti.

Të fundit