Flash News

KRYESORE

Loja me Teatrin Kombëtar/ Kritikat i mori qeveria, Erion Veliaj u shfaq si ‘shpëtimtar’

Loja me Teatrin Kombëtar/ Kritikat i mori qeveria, Erion Veliaj u shfaq si

Prej disa ditësh aktorët e Teatrit Kombëtar, por jo vetëm, kanë kundërshtuar ashpër vendimin e qeverisë i cili parashikon zhvendosjen e trupës teatrale tek ‘Turbina’, një godinë në të cilën po punohet ende për ta restauruar dhe për ta përshtatur si teatër.

Në media kanë qarkulluar shpesh fjalime të mbajtura nga aktorët, përfshi edhe Robert Ndrenikën, të cilët shpreheshin kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar pa pasur një projekt se çfarë do të ndërtohej në atë truall.

Në mungesë të një projekti konkret, aktorët shprehin shqetësimin se në vendin ku sot ndodhet Teatri Kombëtar do të ndërtohet një kullë biznesi, dhe një pjesë e saj do të përshtatej në Teatër.

Këtij shqetësimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar prej disa ditësh askush nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë. Edhe ministrja e Kulturës nuk mund të siguronte aktorët se teatri i ri do të ndërtohej pa kullë.

Në gjithë këtë mungesë informacioni dhe shqetësimi të aktorësh është shfaqur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili ka siguruar se “Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar  modern, pa kullë sipër, në vendin ku është teatri sot do të jetë ndër më të mirët në Evropë”.

Por pyetja që ngrihet në gjithë këtë situatë është se pse kryetari i Bashkisë heshti gjatë gjithë këtyre ditëve? Pse Veliaj nuk foli asnjë fjalë që ditën kur aktorët nisën ta bëni publik shqetësimin e tyre? Apo mos ndoshta protesta e aktorëve dhe mbështetja që kërkesa e tyre mori bëri që qeveria dhe bashkia të tërhiqeshin nga ideja fillestare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, një teatër si stadiumi, me kullë?

 

Të fundit