Flash News

KRYESORE

Lojërat e fatit zhvendosen në Kosovë, 19 biznese me pronarë shqiptarë

Lojërat e fatit zhvendosen në Kosovë, 19 biznese me pronarë

Pas luftës e deri më sot në Kosovë janë hapur një numër i madh i bizneseve të lojërave të fatit dhe basteve. Përderisa në Shqipëri po mbyllën, në Kosovë ka shtim të numrit të tyre.

19 biznese të tilla, të cilat veprojnë në Kosovë, janë me pronarë nga Shqipëria. Prej tyre 2 biznese me pronarë nga Shqipëria janë regjistruar në vitin e kaluar, ndërsa vitin 2017 janë regjistruar 4.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve numri aktual i pikave te basteve  dhe lojërave të fatit në Kosovë është 394.

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse gjithë botën. Sipas disa hulumtimeve, tajlandezët janë numër një në botë që luajnë në lojëra të fatit, e në vend të dytë janë turqit, kurse vendin e tretë e kanë ballkanasit, duke hyrë këtu edhe shqiptarët. /Monitor

 

Të fundit