Flash News

KRYESORE

Lojërat Evropiane/ Xhudistja Majlinda Kelmendi fiton medalje të artë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane 2019 në Minsk të Bjellorusisë. Në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë, ajo mundi në finale xhudisten ruse Natalia Kuziutina.

Për të arritur deri në finale, Kelmendi mundi zviceranen Fabienne Kocher, e pastaj në çerekfinale polaken Karolina Pienkowska.

Në gjysmëfinale kosovarja u ndesh me francezen Amandine Buchard, e pavarësisht se rivalja ishte e fortë, ia doli që të triumfonte.

Kjo është medalja e parë e artë e Kosovës në Lojërat Evropiane. Xhudistja e stërvitur nga Driton Kuka e filloi këtë vit duke fituar në Grand Prix-in e Tel Avivit, ndërsa më vonë e fitoi edhe Grand Slamin në Duseldorf.

Të fundit