Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Lojërat me deklarata solemne’ për zgjedhjet në Mal të Zi, Fuga: Rreziqet e ndikimit elektoral nga jashtë, të pakicave kombëtare
*Shënim nga Artan Fuga
Imagjinoni sikur shtetet e Ballkanit të luanin rolin e kombeve etër për bashkëpatriotët që jetojnë në shtetet fqinje. Dhe ta kuptonin këtë se ishte detyrë e tyre dhe bënin mirë që të bënin thirrje për të orientuar votën e tyre në shtetet ku ata jetojnë.
Imagjinoni që Greqia t’i orientonte minoritarët grekë në Shqipëri se për kë do të duhej të votonin në zgjedhjet kuvendare në Shqipëri. Imagjinoni sikur këtë ta bënte edhe Mali i Zi për malazezët që jetojnë në Shqipëri, pra në shtetin e tyre. Imagjinoni që Maqedonia e Veriut të deklaronte solmenisht se për kë do të duhej të votonin minoritarët maqedonas si qytetarë të shtetit në Shqipëri. Madje edhe Egjipti të udhëzonte se për kë do të duhej të votonte komuniteti egjiptian në Shqipëri!!!
Ne do të na ishin ngritur leshrat e kokës përpjetë!!!
Do të kishim bërtitur se është një ndërhyrje jo e Kinës, as e Rusisë në jetën tonë politike, por e shteteve të Ballkanit po se po!
Imagjinoni tani sikur kjo të ishte hapur si lojë gjithandej, me deklarata solemne. Serbia të deklaronte se për kë do të duhej të votonin serbët e Malit të Zi. Bullgarët se për kë do të duhej të votonin bullgarët etnikë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut se për kë do të duhej të votonin pakicat maqedonase në Bullgari, e kështu me radhë.
Do të kishte qenë a thua në nivelin e kulturës evropiane ku Gjermania do të udhëzonte se për kë do të votonin gjermanët e Strasburgut në Francë, Franca të orientonte votën e frankofonëve në Zvicër, Polonia të orientonte votën e polakëve etnikë në Biellorusi, e pa fund!!!
Imagjinoni se çfarë mish mashi do të bëhej!
Imagjinoni tani edhe më tej që Greqia t’u thotë minoritarëve grekë në Shqipëri votoni për bashkimin e të gjitha grupimeve politike dhe shoqatave greke në një platformë etniko-kombëtare në Shqipëri! Imagjinoni sikur Maqedonia e Veriut t’u thotë maqedonasve etnikë në Shqipëri mos votoni asnjë kandidat shqiptar, por vetëm maqedonas. Imagjinoni sikur Turqia t’u thotë turqëve në Kosovë votoni vetëm turqit dhe askënd tjetër. Imagjinoni si do të ishin bërë vendin e Ballkanit që duan të ndërtojnë demokraci shumëetnike dhe jo shtetet të ndarë në grupe totalizuese etnike.
Imagjinoni tani sikur kombet në shumicë në vendet e Ballkanit në vendet e tyre të bëjnë të njejtën gjë. Pra që asnjë maqedonas në Maqedoninë e Veriut të mos votojë asnjë kandidat për deputet që i takon një etnie tjetër. Kosovarët të bëjnë thirrje që asnjë shqiptar atje të mos votojë për një kandidat nga etnitë atje. Imagjinoni këtë ta bëjnë serbët me boshnjakët, Malazezët me shqiptarët!!!
Urrejtja e ndërsjelltë kombëtare do të ishte bërë edhe më e fortë, ndarjet politike kombëtare dhe etnike në shtetet e Ballkanit do të ishin bërë vija ndarëse me thikë, si fronte lufte, në vend të demokracive shumë etnike do të kishim vetëm kantone politike kombëtare, ndërhyrjet e shteteve të Ballkanit te njeri tjetri do të kishin sjellë kacafytje të papara!
Shyqyr që nuk ndodh! Mund të ndodhte, por sa më mirë që mbi Ballkanin vigjëlon gjeopolitika e partnerëve të demokracive të mëdha! Do të kishte ndodhur sikur grekët në Shqipëri të ishin aq budallenj dhe të votonin sipas ndonjë thirrjeje nga Athina, sikur egjiptianët në Shqipëri të ishin aq budallenj sa të votonin sipas udhëzimeve nga Kajro, do të kishte ndodhur sikur turqit në Kosovë të ishin aq budallenj sa të votonin sipas urdhërave nga Stambolli (!), do të kishte ndodhur sikur shqiptarët ta zemë në Maqedoni të Veriut të ishin aq budallenj saqë të mos votonin sipas interesave të tyre, por të prisnin të ndriçoheshin nga udhëzimet e Tiranës!!!
Por asgjë nga këto nuk ndodh. Sa mirë që pakicat kombëtare të votojnë lirshëm, kombëtarisht, demokratikisht, si qytetarë të shteteve të tyre, sepse çdo udhëzim që vjen nga kombi at e mëmë jo vetëm është thjesht i kotë, se sigurisht askush nuk pret sot të orientohet në ushtrimin e lirisë të votës, por edhe sepse interesat e veta i dinë më mirë se kushdo në mjedisin ku jetojnë!
Nuk ndodh sepse sikurse ka zbuluar prej dekadash sociologjia politike amerikane e veriut në autorë të mëdhenj si Ëaltzer, Kimlycka, etj, cdo antar i një pakice kombëtare nuk është një sardele e mbyllur në një kuti teneqeje hermetike, por është edhe me një status social, me një status ekonomik, është edhe me një profesion të caktuar, etj., pra komunitetet etnike shkartisen me njeri tjetrin, dhe nuk votojnë si rregjimente me ngjyra kombëtare, por si qenie sociale me shumë identitete dhe profile sociopolitike. T’i trajtosh sikur janë një aramatë ushtarësh është një iluzion i shekullit të 19 ndofta! Pa këtë, harrojeni demokracinë, e bashkë me këtë harrojini edhe standartet në të drejtat për pakicat kombëtare që na janë aq të shtrenjta.
Sado e mirë të duket edhe parrulla : Votat jepjani kandidatëve shqiptarë! – edhe ajo është shumë problematike për dy tre arsye:
E para, sepse i gethoizon politikisht shqiptarë në Mal të Zi, i vendos në enklavë politike dhe sidomos i izolon nga shoqëria makro, së dyti, sepse mund të bëjë që në kontekste të ndryshme elektorale vota të shkojë dëm, dhe së treti sepse pas zgjedhjeve, popullsia mazhoritare do ta trajtojë pakicën shqiptare si separatiste politikisht, çka kjo e fundit mund ta paguajë shtrenjtë!
Shqiptarët në Mal të Zi, duke ruajtur interesat e tyre kombëtare kanë interes primordial të integrohen në shoqërinë malazeze si qytetarë integralë, si qytetarë edhe universalë, dhe jo thjesht si grup etnik totalitues i mbyllur në vetevete (Ëaltzer : “Politika si pasion”)
Përndryshe pakicat kombëtare do të jenë ashensorë që shtetarët e vendeve ballkanike u dërgojnë njeri tjetrit për të mbledhur vota, ose topa pingpongu për lojën politike vendase, një lloj huaje ballkanike në merkaton politike!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38