Flash News

KRYESORE

Lojtarët bojkotuan stërvitjen, reagon Takaj: Ishte moskoordinim

Lojtarët bojkotuan stërvitjen, reagon Takaj: Ishte moskoordinim

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, nuk e ka pritur mirë bojkotimin e stërvitjes nga lojtarët e tij për shkak të vonesës së pagave. Sipas tij, gjërat duhen zgjidhur brenda familjes.

Sot numri 1 i klubit bardhekuq theksoi se pas takimit të zhvilluar, problemet janë tejkaluar. Sipas tij, sjellja e lojtarëve kanë të bëjnë edhe me një moskoordinim.

“Kishte disa vonesa për pagesat që iu takojnë lojtarëve. Ata kanë të drejtat e veta, por kjo situatë u zgjidh. Biseduam dhe bëmë pagesat. Lojtarët u nxituan, ishte një moskoordinim. Nuk mund të merrej një vendim i tillë nga ana e ekipit, pasi jemi si një familje dhe gjërat zgjidhen brenda familjes”, u shpreh Takaj.

Të fundit