Flash News

KRYESORE

Lojtarët e Gjermanisë kritikojnë Ozil para Botërorit: Copë mishi që lëviz për inerci

Lojtarët e Gjermanisë kritikojnë Ozil para Botërorit:

Kur ndodhemi vetëm 3 ditë larg Botërorit, lojtarët e Gjermanisë kanë kritikuar  mesfushorin turko-gjerman, Mesut Ozil, për performancën e tij të dobët në fushën e lojës.

Mario Basler është shprehur se Ozil është mbivlerësuar si lojtar dhe nuk bën asgjë për ta udhëhequr Gjermaninë drejt triumfit.

“Për mua Ozil është i mbivlerësuar si lojtar. I qëndroj mendimit tim, që ai nuk është lojtari që do ta udhëheqë Gjermaninë drejt triumfit të Kupës së Botës. Këtë nuk e bëri as më 2014-ën. Për mua ai është si një copë mishi që lëviz në fushë për inerci, i cili padyshim që ka aftësi të mira teknike, por me kombëtaren nuk sjell asgjë”, ka thënë futbollisti.

Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë edhe Christian Ziege, i cili gjithashtu vë në dyshim aftësitë e Ozil.

“Te të gjitha ndeshjet që luan Ozil, unë pyes veten ‘A është pjesë e lojës ai? Te Reali u shit shumë shpejt, edhe në Angli ai kritikohet shpesh për rendimentin e tij tek Arsenal. Ai zhduket në ndeshjet e mëdha”, ka deklaruar Ziege.

Të fundit