Flash News

KRYESORE

Lojtari i akademisë del kundër Barcelonës: Tani atje nuk presin më

Lojtari i akademisë del kundër Barcelonës: Tani atje nuk presin

Marc Cucurella ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të akademisë së Barcelonës, por nuk ia doli atje. Aktualisht ai luan te Getafe. Vjet ai u huazua nga Barcelona tek Eibari me të drejtë blerjeje për 2 milionë euro.

Eibar nuk u mendua dy herë, por bleu kartonin e tij. Gjithsesi, Barça i kishte marrë masat dhe kishte një klauzolë riblerje, të cilët e aktivizoi menjëherë dhe e ribleu për 4 milionë euro.

Tashmë, 21-vjeçari është i huazuar te Getafe, ku po spikat përsëri dhe në një intervistë të dhënë së fundmi nuk është kursyer ndaj Barcelonës, duke u shprehur se nuk iu jep më shanse të rinjve të akademisë.

“Mendoj se tashmë Barcelona mendon vetëm të fitojë dhe nuk ekziston më durimi që ka qenë më përpara, ku i besohej lojtarëve të akademisë. Sot, të rinjve të akademisë nuk iu jepet mundësia që ata meritojnë”.

Të fundit