Flash News

KRYESORE

Lojtari paraguajan feston golin me shqiponjën dykrenare; kjo është arsyeja

Lojtari paraguajan feston golin me shqiponjën dykrenare; kjo

Një episod i bukur ka ndodhur gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran mes ekipit të Bazelit dhe Zyrihut, e cila u fitua nga ekipi i Taulant Xhakës me rezultatin 3:0

Futbollisti paraguajan, Blas Riveros pasi shënoj golin e parë festoj me duke bërë shqiponjën dykrenarë. Të gjithë menduan se ai ia dedikoj atë gol Albian Ajetit por nuk ishte kështu.

Paraguajani e shpjegoj xhestin e tij. “ Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysëm viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Bazelin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, u shpreh Riveros pas përfundimit të ndeshjes.

Të fundit