Flash News

E-TJERA

Lojtari më i ri i kombëtares: Qava kur më erdhi ftesa

Lojtari më i ri i kombëtares: Qava kur më erdhi ftesa

Kombëtarja shqiptare do të ketë një tjetër prurje të re për ndeshjen miqësoren me Turqinë. Ai është ish-lojtari i moshave të Norvegjisë, Kamer Qaka.

Mesfushori 22-vjeçar është shprehur për mediat norvegjeze se pas marrjes së ftesës nga Panucci, ka qarë për 20 minuta.

“Kam qarë për 20 minuta. Isha në shok, pasi idhujt e fëmijërisë sime luajnë te Shqipëria dhe kështu që nuk di çtë them më tej. Gjërat po shkojmë shumë mirë për mua këtë vit. Fillimisht dëgjova nga njerëz të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri se unë duhet të isha pjesë e Kombëtares.

Ndërsa më pas, papritmas më erdhi ftesa këtë të hënë. Më pyetën nëse isha gati, ndërsa i thash se nuk ishte nevoja të ma bënin këtë pyetje. Isha shumë i lumtur”, ka thënë Qaka.

Të fundit