Flash News

NDËRKOMBËTARE

Lolita rikthehet në Facebook dhe jep një intervistë mesatare. Në statuse është më 'funny'. A i bën vetë?!

Lolita rikthehet në Facebook dhe jep një intervistë mesatare.

Lolita, pseudonimi i një vajze apo gruaje, me një faqe shumë të ndjekur në Facebook, i ka dhënë sot një intervistë portalit Shuplaka. Ndër të tjera, ajo pranon se nuk e administron vetëm faqen, por janë edhe katër të tjerë. Duke lexuar intervistën, e cila është mesatare, ndryshe nga statuset në Facebook, mendja të shkon te ajo se ndoshta 'lolitat' apo 'lolitët' e tjerë pas faqes, janë më të mprehtë se Lolita.

Më poshtë dy pyetje-përgjigje të Lolitës:

Cilin personazh që shfaqet shpesh në televizion admiron? Po nga ata që nuk janë publikë?

LOLITA: Admiroja Luanën kur jepte motin (qesh). Në fakt personazhet që dalin shpesh në TV ju ka dalë boja njëlloj si rrobat e mia me ngjyrë kur i fus në 90 gradë. Më pëlqen dikush që del rrallë në tv, por është inteligjent, racional, i pakompromentuar dhe me këmbë në tokë. Ai quhet Ergys Mërtiri.

Nga personazhet jo publike admiroj Fondacionin Sudja. Nuk e di kush fshihet pas asaj faqeje por ka një mendje të bukur dhe një sens humori të admirueshëm.

Të kalojmë te disa pyetje personale, cila do ishte gjëja më e çmendur që do doje të bëje këto kohë?

LOLITA: Do doja të merrja një kaçavidë, një biletë avioni për në Tiranë dhe t’i çaja gomat e makinës dikujt që nuk po më kthen përgjigje.

 

Të fundit