Flash News

KRYESORE

Londër, gjashtë adoleshentë sulmohen dhe plagosen me thikë

Londër, gjashtë adoleshentë sulmohen dhe plagosen me thikë

Gjashtë adoleshentë kanë mbetur të plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një sulmi të dhunshëm me thikë në Londër.

Sipas mediave angleze , sulmet kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të qytetit, dhe policia ka arrestuar 5 persona.

Një djalë, mosha e të cilit nuk dihet është arrestuar për vrasje në tentativë ndërsa një 16-vjeçar është arrestuar për sulmin me thikë ndaj dy 15 vjeçarëve në lindje të Londrës.

Katër persona ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Deputeti i Tottenhamit, David Lammy tha se dhuna në Londër ishte më e keqja që ka parë ndonjëherë dhe paralajmëroi se nuk ka asnjë shenjë të ndalimit të gjakderdhjes pas një sërë vrasjesh, një pjesë e të cilave vijnë nga lufta e bandave për drogë.

Të fundit