Flash News

KRYESORE

Lorenc Vangjeli zbardh prapaskenat: Fatmir Xhafaj paraqiti dorëheqjen si ministër, pas skandalit të Agronit

Lorenc Vangjeli zbardh prapaskenat: Fatmir Xhafaj paraqiti dorëheqjen si

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbardhur prapaskenat e vitit 2002, kur Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, u përfshi në skandalin e drogës në Itali. Në atë periudhë, Vangjeli ka qenë këshilltar i kryeministrit të kohës, Pandeli Majko, dhe ka treguar se Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen.

Në vitin 2002, Xhafaj mbante postin e ministrit të Turizmit dhe i ka dorëzuar Majkos dorëheqjen, por kërkesa është lënë pezull nga ish-kryeministri.

“Xhafaj i ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes kryeministrit në mars të 2002-shit. Dorëheqja është mbajtur pezull dhe është kërkuar shpjegime nga autoritetet italiane”, tha Vangjeli, duke shtuar se ministri Xhafaj nuk rezultoi të ishte i përfshirë qoftë edhe indirekt në grupin e trafikut të drogës.

Arjan Çani për Fatmir Xhafajn: Në çdo vend normal ministri do ishte dorëhequr, në Shqipëri askush nuk do t’ja dijë

Të fundit