Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha flet për ndjesitë e që i la marshimi i djeshëm por më pas fshin postimin

Dje shumë vajza dhe gra e po ashtu edhe dje e burra iu bashkuan marshimit për të ngritur zërin për abuzimet seksuale. Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës, ishte ngjarja e tmerrshme që sensibilizoi këdi duke dalë në shesh që të japë kontributin e tij.

Në këtë marshim nuk munguan as personazhet e famshëm dhe persona të njohur publik. Mest tyre ishte dhe blogerja Lori Hoxha, e cila po ashtu përdori dhe platformën e saj për të ftuar këdo të bëhej pjesë e marshimit.

Lori ishte dje bashkë me motrën e saj, Sarën. Përmes  një fotoje në Instagram, sot blogerja ndau me të gjithë ndjekësit ndjesitë e marra nga marshimi duke dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh për të gjithë.

“Pafund frymëzuese të isha pjesë e vajzave që refuzojnë t’i bashkohen mendimit që ky vend nuk bëhet, por mundohen dhe besojnë që ti duhet të bësh pjesën tënde për të rrëzuar patriarkinë dhe rregullat arkaike që kjo shoqëri ka vendosur për ne. Lufto si vajzë."

Më pas Lori e ka fshirë (ose bërë arkivë) postimin. Nuk dihet pse mund ta ketë bërë këtë gjë por blogerja ka qenë shumë e përfshirë në këtë ngjarje qëkur filluan thirrjet e para për marshim.

 

Të fundit