Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha flet për zakonin e keq që kanë në familje: Nuk është gjë e mirë, por kështu jemi mësuar

Përmes një postimi në Instagram, Lori Hoxha i ka dhnë mundësinë fansave të saj t`i drejtojnë pyetje dhe ajo do u përgjigjej. Një nga pyetjet e fansave ishte nëse fliste shqip me familjen apo anglisht. Blogerja është përgjigjur duke thënë se i mikson edhe pse është e vetëdijshme që nuk është një gjë e mirë sipas saj: “Bëjmë një miks, që s’është gjë shumë e mirë, por kështu jemi mësuar." Një tjetër ndjekëse më pas i shkruan se gjuha e bukur shqipe nuk ka nevojë për gjuhë tjetër, ndaj Lori e vijon edhe më tej replikën dhe i jep dhe një leksion për gjuhën shqipe si një "monedhë e kthyer" për kritikën:

“E vërtetë, por kur i flet të dyja, ndonjëherë nuk gjen fjalët. E theksova që nuk duhet. Po ashtu meqë jemi këtu, nuk ka hapësirë para presjes dhe shenjave të tjera të pikësimit."

Të fundit