Flash News

KRYESORE

Lori Hoxha "i shet mend" ndjekësve për lekët por dhe për 'photoshop-in'

Lori Hoxha e di se është shumë e ndjekur dhe një ndër influencueset më të mëdha në Shqipëri sa i takon të apasionuarve pas modës dhe stilit. Po ashtu, çdo postim i Lorit ngjall debat dhe përbën lajm. Duke i ditur këto "pika të forta" të sajat, Lori nuk ia përton që t`i "provokojë" pak ndjekësit e saj.

Në postimin e saj të fundit, Lori ka pozuar në Itali me një rroba banjë të ngjitur që i tregon belin shumë të ngushtë dhe vithet e gjëra.

Në mbishkrim ajo thotë: "Parajsa ime është në Itali dhe përfshin shumë kafe"

Një nga ndjekësit, i ka komentuar asaj duke pretenduar se Lori ka zvogëluar belin me photoshop:

“Vetem po pate lek e ben belin si ty,ose po pate account ne Photoshop."

Por Lori duke mos e vrarë mendjen aspak dhe pa modesti ka lënë të nënkuptohet se i ka të dyja, sigurisht të shprehura me ironi:

"Imagjino ti kesh te dyja?”

Ndërkohë, postimi i saj ka marrë shumë komente të cilat shkruajnë duke akuzuar Lorin për jetën luksoze: "Punon gjithë Shqipëria dhe trevat shqiptare për ty dhe satom."

Të fundit