Flash News

KRYESORE

Lorik Cana përgatit rikthimin në futboll: Jam në negociata për të blerë një klub europian

Lorik Cana përgatit rikthimin në futboll: Jam në negociata

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka pohuar se po negocion për të blerë një klub evropian; emrin e të cilit nuk e bëri të ditur. Në një prononcim për gazetën franceze  “La Provence”, 35-vjeçari shtoi se nuk ka ndërmend të behët trajner, pasi nuk e tërheq si profesion.

“Kam nisur negociatat për blerjen e një klubi, por nuk mund të flas për të ende. Ky është një klub që nuk është pjesë e njërës nga pesë ligat më të mëdha europiane, por do të jetë një vend i mirë për të krijuar përvojë".

"Më duhet të shoh nëse e pëlqej, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të mendoj të shkoj në një klub më të madh. Më tepër synoj drejtimin sportiv, ose në përgjithësi drejtimin e përgjithshëm. Për të stërvitur (trajner), kurrë nuk më ka tërhequr. Drejtimi, me të vërtetë më intereson mua”, përfundoi Cana

Të fundit