Flash News

KRYESORE

“Los Angeles Times” shitet për 500 milionë dollarë

“Los Angeles Times” shitet për 500 milionë dollarë

Gazeta prestigjioze amerikane, “Los Angeles Times” është blerë 500 milionë dollarë nga kompania "Nant Capital", e cila është në pronësi të miliarderit Patrick Soon-Shiong.

Në njoftimin e kompanisë “Tronc”, pronari i deritanishëm i gazetës së përditshme amerikane theksohet se "Los Angeles Times", që del në shtyp prej 136 vitesh, ka tashmë një pronar të ri. Sipas marrëveshjes, pronari i ri fitoi pronësi edhe mbi disa shtëpi tjera mediale lokale si gazeta "The San Diego Union-Tribune".

Biznesmeni Soon-Shiong, që është me profesion kirurg, ka deklaruar se do të vazhdojë me traditën e gazetarisë së suksesshme edhe në të ardhmen, si dhe planifikon ndryshime radikale në punën e gazetës së përditshme.

Los Angeles Times ka dalë për herë të parë në treg më 4 dhjetor të vitit 1881, dhe është gazeta e katërt më e shitur në SHBA.

Të fundit