Flash News

KRYESORE

“Los Blancos”/ Kush janë "bosët" shqiptar të arrestuar, si komunikonin dhe roli i tyre në kartelin e kokainës

“Los Blancos”/ Kush janë "bosët" shqiptar

Në kuadër të operacioni ndërkombëtaer të koduar "Los Blancos" janë vënë në pranga 30 persona në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador. Hetimet e operacionit kanë nisur që në vitin 2015 dhe kanë zgjatur rreth 5 vite duke çuar në shkatërrimin e një kartele droge trafikantësh shqiptarë të quajtur “Kompania Bello”. Ata dyshohet se trafikonin sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine e furnizonin grupe të fuqishme narkotrafikantësh në Europë. Gjat pesë viteve hetime janë sekuestruar mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që trafikohej nga karteli i drogës të goditur ditën e sotme. Hetimet janë drejtuar nga autoritetet italiane konkretisht Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Organizata konsiderohej si lider në trafikun e drogës në Europë. Në zbardhjen e mënyrës së veprimit të këtij karteli droge ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni i tipit “Blackberry” gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze ku u zbuluar se i gjithë grupi kriminal përdoret aplikacionin e mesazheve të kësaj marke telefoni për komunikimin mes tyre. Hetimet e mëtejshme zbardhën se trafikantët përdorin për të komunikuar mes tyre platforma te enkriptuara telefonike. Kush janë të arrestuarit në Shqipëri? Pesë prej personave që përfunduan pas hekurave janë arrestuar në vendin tonë, më konkretisht: Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“. Kush janë shqiptarët e arrestuar në 5 pikat kyçe të Evropës Gjatë operacionit të koduar "Los Blancos" janë arrestuar dhe pesë shtetas shqiptar në pesë shtete të ndryshme të Evropës. Ata akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Më konkretisht pas hekurave kanë përfunduar shtetasit:

  • Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
  • Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
  • Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
  • Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
  • Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Arrestimi i Eldi Dizdarit Mes të arrestuarve është dhe Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i cili është kapur në Dubai me qëllim ekstradimin në Itali. Ai dyshohet si një prej udhëheqësve të kartelit të quajtur “Kompania Bello”. Ai nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit dhe publikun shqiptar. Dizdari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet tona që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Ai është dhe kushëriri i Arbër Cekajt dhe dyshohet si porositësi i 613 kg kokainë, të kapur në konteinerët me banane të kompanisë "Arbri Garden" në Portin e Durrësit. Gjithashtu Eldi Dizdari është dhe bashkëshorti i ish-misit të njohur shqiptar Suada Sherifi. Kush ishte kreu i kartelit dhe si funksiononte grupi? Hetimet zbardhën se në krye të Kompania Bello qëndronte një shtetas shqiptar i cili kishte kontakte të drejtpërdrejta me narkotrafikantët amerikano jugorë e që i lejonte shpërndarjen e saj në të gjithë Europën. "Truri" i këtij karteli është Gramoz (Dritan) Rexhepi, i cili ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito, Ekuador, i dënuar me 13 vite burg. Dritan Rexhepi ishte njeriu që kishte kontaktet në Amerikën Latine dhe siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Evropë dhe më pas shpërndahej nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi. Në tregtimin e kokainës vlente rregulli 50/50, gjysma e kokainës ishte në përfitim të shqiptarëve dhe gjysma në përfitim të amerikano-jugorëve. Droga trafikohej në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore e në veçanti në portet Anversa, Rotterdam e Brema janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdha kokaine.

Të fundit