Flash News

KRYESORE

Lot dhe tension në dhomat e zhveshjes, Reja: Ku i keni tifozët?

Lot dhe tension në dhomat e zhveshjes, Reja: Ku i keni tifozët?

Tension, nerva, lot. Kjo ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes së kombëtares shqiptare pas barazimit 2-2 ndaj Andorrës. Lojtarët nuk e mbanin dot turpin e dy pikëve të lëna ndaj një skuadre modeste, edhe pse ne nuk luajmë më për kualifikim në Europian.

Vipsport raporton se portieri Berisha është ankuar fort duke u shprehur se ka pësuar dy gola duke qenë vetëm në zonë dhe se kundërshtari gjithsej vetëm ato dy gjuajtje kishte bërë. Të rinjtë e skuadrës janë përlotur, meqë ende nuk janë mësuar me presionin.

Trajneri Reja nuk është kursyer. Ai ka ironizuar lojtarët të cilët donin të provonin minutat e para me fanellën kuqezi, duke iu treguar se gjërat nuk duheshin bërë kështu, por duheshin marrë më seriozisht. Itali është zhgënjyer edhe me atmosferën. "Ku i keni tifozët", ishte fraza e trajnerit me tone të larta.

Në fund ka folur edhe shkodrani Hysaj, i cili me tone të ashpra ka theksuar se kjo që ndodhi ishte e turpshme dhe e papranueshme.

Të fundit