Flash News

KRYESORE

Lot e ulërima te ‘Petro Nini’, familjarët tregojnë prapaskenat: Prishin shtëpinë tonë, duan ta bëjnë pallat për VIP-at

Me lot e ulërimat e grave e fëmijëve është shoqëruar e gjithë përplasja mes familjarëve dhe policisë, pas vendimit të Gjykatës për shembjen e një banesë pranë shkollës së ‘Petro Nini Luarasit’ në Tiranë.

Ndërkohë që banorët kanë kundërshtuar vendimin për shembjen e shtëpisë në të cilën jetojnë pesë familje, me 15 anëtarë në total, policia ks shoqëruar disa prej tyre.

Nga gjendja e rënduar, dy gra humbën ndjenjat në mes të rrugës ku ishin ulur në shenjë proteste, ndërsa një burrë u shoqërua në polici pasi denoncoi para mediave se vendimi i gjykatës është korruptiv, bazuar mbi dokumente të falsifikuara.

Një prej grave, pjesë e familjes deklaron para mediave se në vend të banesës së tyre duan të ngrenë një pallat, ku sipas saj do jetojnë persona të rëndësishëm.

“Duan të na e prishin shtëpinë që ta bëjnë pallat se do vijnë VIP-at këtu të jetojnë”, shprehet gruaja e revoltuar.

Ata kanë treguar se në këtë shtëpi ata kanë jetuar prej 70 vitesh dhe se trualli nuk i përket asnjë pronari, por shtetit.

Të fundit