Flash News

KRYESORE

Lotaria amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë sqaron kriterin që s’kualifikon aplikantët

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë më shumë sqarime lidhur me aplikantët që s’kualifikohen nga lotaria amerikane.

Përmes një postimi në facebook, ambasada sqaron se të s’kualifikuar do të jenë ata aplikues që kanë arsim të pjesshëm.

“Mos harroni që arsimi me kohë të pjesshme nuk kualifikohet për lotarinë e vizave. Për më shumë informacion, ju lutemi të lexoni këtu 👉https://go.usa.gov/xQmwZ”, thuhet në statusin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u publikuan fituesit e lotarisë amerikane në faqen zyrtare të saj.

 

 

Të fundit