Flash News

KRYESORE

Lotaria Amerikane/ Nesër hapen aplikimet, kriteret që duhet të plotësoni

Lotaria Amerikane/ Nesër hapen aplikimet, kriteret që duhet të

Lotaria Amerikane gjithmonë është një shpresë për ata që duan të largohen nga Shqipëria dhe të krijojnë një jetë më të mirë në Amerikë.

Si çdo vit tetori është muaji i çeljes së aplikimit, këtë vit është zgjedhur data 3 tetor dhe data kur do të mbyllet është 7 nëntori, një muaj kohë do t’ju japi mundësinë të gjithëve të bëhen pjese e kësaj lotarie.

Vitin e kaluar ishin 50.000 viza-DV 2018, numër i cili nuk ka ndryshuar as këtë vit.  Vizat do të ndahen në 6 kontinentet dhe secili prej tyre nuk mund të marr më shumë se 7%.

Të ftuar në emisionin “Rudina” Emily Enright dhe Lorenc Mansaku, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, kanë treguar për ndryshimet e kritereve që duhet të përmbushni për t’u bërë pjesë e lotarisë.

“Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe përvojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur vitin më parë.

Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista”, tha Mansaku.

 Aplikimi mund ta bëni nga kompjuteri juaj, mjafton të keni internet.

Hapi i parë është fotografia pasi keni bërë një të tillë më përmasat që përcaktohen në udhëzuesin që gjendet në faqen e Ambasadës Amerikane  duhet të futeni në adresën www.dvlotery.state.gov  më pas hapni formularin dhe atje do t’ju shfaqen vendet bosh për të plotësuar të dhënat tuaja personale. Pasi të plotësoni formularin do t’ju shfaqen të dhënat tuaja të cilat duhet t’i verifikoni para se të bëni hapin e fundit. Pasi keni mbaruar aplikimin do të pajiseni më një kod personal i cili do t’ju shërbej që pasi të kenë dalë përgjigjet e Lotarisë të mundë të shikoni nëse jeni apo jo fitues.

 

Të fundit