Flash News

KRYESORE

Lotaria Amerikane, Shqipëria ndër vendet me më shumë fitues në Europë

Lotaria Amerikane, Shqipëria ndër vendet me më shumë fitues

Sot dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane, e plotësuar gjatë vitit 2016-të. Shumë shqiptarë janë të interesuar për përgjigjet pasi aplikimet për lotarinë kanë njohur një rritje të madhe vitet e fundit.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria renditet si një ndër vendet me më shumë fitues në Europë, në lotarinë e 2015-ës. I njejti trend pritet të ruhet edhe për këtë vit.

2956 shqiptarë u përzgjodhën me anë të këtij programi për të jetuar dhe punuar në SHBA, duke u pozicionuar të pestët në listë për Europën.

Në vend të parë në 2015-ën u rendit Ukraina, me 4679 fitues, e ndjekur nga Uzbekistani, Rusia dhe Turqia. Armenia është renditur në vend të shtatë dhe është shteti i fundit nga ku kanë dalë më shumë se 2 mijë fitues.

Të gjitha këto vende i përkasin Europës Lindore dhe Euroazisë.

Bullgaria, Gjermania, Rumania dhe Bjellorusia janë gjithashtu shtete ku dalin fitues të shumtë, ndërsa nga San Marino, Vatikani dhe Luksemburgu nuk ka asnjë fitues, kjo edhe për shkak se emigrimi pothuajse nuk ekziston si koncepkt në këto mini-shtete.

Për vitin 2015-të, nga Monako ka patur 1 fitues, Andorra 2, Lihtenshtejni 3, Sllovenia 11 dhe nga Malta 16 fitues. Të gjitha këto shtete me mirëqenie shumë të lartë.

Shtetet me më shumë dhe me më pak fitues:

4,679 – Ukraina

4,368 - Uzbekistani

4,103 – Rusia

3,688 – Turqia

2,946 – Shqipëria

2,809 - Moldavia

2,049 – Armenia

1,466 – Bjellorusia

1,418 – Bullgaria

1,354 – Gjermania

1,068 – Rumania

49 – Norvegjia

42 – Islanda

41 – Irlanda e Veriut

32 – Qipro

16 – Mali i Zi; Malta

11 – Sllovenia

3 – Lihtenshtenji

2 – Andorra

1 – Monaco

0 – Luksemburgu; San Marino; Vatikani

Të fundit